Ajo njihet për shtyrjen e kufijve kur bëhet fjalë për fotosesionet e guximshme të modës.
Dhe Kim Kardashian me siguri i ka përmirësuar gjërat me reklamën e saj të fundit të markës “SKIMS”,në të cilën promovoi rrobat e reja të banjës, krahas disa meshkujve modele shumë seksi.
Miliarderja 42-vjeçare të hënën ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi provokuese nga koleksioni i ardhshëm i rrobave të banjës me lëkurë artificiale, shkruan DailyMail.
E veshur me bikini me material prej lëkure artificiale të zeza, Kim mund të shihej e shtrirë në pjesën e pasme të një mashkulli me muskuj.
Ajo i kombinoi bikinit e saj me çizme të zeza me shkëlqim deri në gju dhe doreza ngjitëse që ishin të gjata deri në bicepsin e saj.
Ajo i kombinoi bikinit e saj me çizme të zeza me shkëlqim deri në gju dhe doreza ngjitëse që ishin të gjata deri në bicepsin e saj.
Reklama
Në një tjetër fotografi avangarde, Kim mund të shihej duke provomouar bikinit me lëkurë artificiale, ndërsa ishte shtrirë në dysheme dhe dy meshkuj qëndronin sipër saj.
Ky fotosesion seksi i saj vjen vetëm një javë pasi ajo foli për suksesin e saj të markës “SKIMS” gjatë një interviste për revistën “Time”.
Kim tha gjatë intervistës se kur fama i trokiti për herë të parë në derën e saj pothuajse 20 vjet më parë, ajo nuk ishte e sigurt se çfarë të bënte.
“Në fillim, kur nuk e kuptoja se ku po shkonte karriera ime, sepse thjesht po e drejtoja atë, do të bëja marrëveshje licencimi me shumë kompani të ndryshme që do të më kundërshtonin për shkak të peshës”, tha ajo.
Reklama
“SKIMS”, e cila si markë fillimisht ofroi vetëm të brendshme për femra, u zgjerua më pas me nxjerrjen në shitje të rrobave të banjës, dhe tani është gati të nxjerrë në shitje edhe produkte për meshkuj.
Marka “SKIMS” sipas numrave: E themeluar në fund të vitit 2019, thotë se fitoi 500 milionë dollarë (458 milionë euro) vitin e kaluar, 25 për qind më shumë se sa ishte parashikuar dhe 80 për qind më shumë se sa bëri në vitin 2021, që ishte 90 për qind më shumë se një vit më parë.
Deri më tani, 2023 ka qenë një vit në rënie për shitjet e të brendshmeve, por i gjallë për “SKIMS”.
CEO Jens Grede, i cili bashkëthemeloi kompaninë me gruan e tij Emma dhe Kardashian, thotë se shitjet e të brendshmëve u rritën 86 për qind nga viti në vit në prill.
Në raundin e fundit të financimit në janar 2022, marka, e cila mbahet privatisht, u vlerësua se vlente 3.2 miliardë dollarë (2.9 miliardë euro), dyfishi i asaj që ishte vlerësuar vetëm nëntë muaj më parë.