Koreja e Veriut, tensionet me SHBA-në dhe Jugun në prag të luftës bërthamore

by

“Konfrontim delirant ushtarak antikomunist”

Koreja e Veriut akuzoi sot Seulin dhe Uashingtonin për nxitjen e tensioneve në rajon në “prag të luftës bërthamore”, duke theksuar se do të vazhdojë të forcojë aftësitë e saj vetëmbrojtëse.

banner

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap.

Në një raport të lëshuar nga Instituti për Studime Amerikane i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, Pheniani krahasoi tensionet ushtarake në rajon me natën para shpërthimit të Luftës Koreane të viteve 1950-53, duke kritikuar SHBA-në dhe Korenë e Jugut për “konfrontim ushtarak antikomunist delirant” dhe “kërcënimet retorike”.

“Lëvizje të tilla luftarake nga Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë tensionet ushtarake në gadishullin Korean dhe Azinë verilindore, tashmë të zhytur në një situatë jashtëzakonisht të paqëndrueshme, më afër pragut të luftës bërthamore”, thuhet në raportin në gjuhën angleze të publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.
Sipas Koresë së Veriut, Shtetet e Bashkuara “po përdorin akte armiqësore shqetësuese, duke cenuar në mënyrë të pamatur sovranitetin dhe sigurinë” e vendit më shumë se kurrë këtë vit dhe kanë arritur një prag që nuk mund të tolerohet më. Pheniani më pas paralajmëroi se një luftë në gadishull “do të zgjerohej me shpejtësi në një luftë botërore dhe një luftë termonukleare të paprecedentë në botë”, duke shkaktuar “pasojat më katastrofike dhe të pakthyeshme” për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në pjesën tjetër të botës.

Koreja e Veriut do të vazhdojë të përshpejtojë përpjekjet për të forcuar “aftësitë e saj vetëmbrojtëse për të mbrojtur sovranitetin e saj” nëse Shtetet e Bashkuara nuk tërheqin “politikën e saj armiqësore anakronike” dhe kërcënimin e vazhdueshëm ushtarak kundër Veriut, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy