Kosova dhe Iowa nënshkruajnë marrëveshje për rritje të bashkëpunimit

by informim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe guvernatorja e shtetit të Iowas, Kim Reynolds, të hënën e 26 qershorit kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Osmani ka thënë se dëshmon përkushtimin për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën mbetet ekzistenciale.

banner

Marrëveshja, tha ajo, do të luajë rol të rëndësishëm në arsim, tregti, bujqësi e energji.

“Në takimin tonë diskutuam për raportet tona disavjeçare. Sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, dëshmuam edhe një herë përkushtimin për fuqizimin e marrëdhënieve tona biletarale. Kjo marrëveshje do të luajë rol të rëndësishëm në arsim, tregti, bujqësi e energji. Marrëveshja do t’i hapë rrugë përafrimit dhe përfitimit të qytetarëve tanë. Aleanca jonë me ShBA vazhdon të jetë ekzistenciale dhe populli jonë është populli më proamerikan. Fuqizimi ndërkombëtar i Republikës që është anëtarësimi në BE e NATO e shohim përmes partnerëve tanë”, tha Osmani,

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy