59
Presidenti i Aleacës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish i dërguari i ShBA-së për Ballkanin, Richard Grenell “kanë qenë çelësi i lirimit të tre policëve të kidnapuar”.
Këtë deklaratë ai e bëri përmes një postimi në Twitter.
“Një e vërtetë e pathënë në lirimin e policëve është roli i Ramës në koordnimim të plotë me Grenell, njeri i afërt me Presidentin Trump. Kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon”, ka deklaruar Pacolli.
“Kjo meriton falënderim të madh për secilin që ka kontribuuar për këtë rast”, tha ai.