Liverpooli hyn në garë me rivalët për Romeo Lavia

by informim

Liverpooli është përfshirë në garën për shërbimet e mesfushorit të Southamptonit, Romeo Lavia – njofton Daily Mail.

Rivalët nga Liga Premier, Arsenal, Chelsea e Manchester United, tash e një kohë janë të interesuar për 19-vjeçarin dhe tani për nënshkrimin e tij konkurrojnë edhe Redsat.

Futbollisti belg nënshkroi për Southamptonin në verën e kaluar nga Manchester City dhe ka lënë përshtypje me paraqitjet individuale.

Arsenali ishte klubi i parë që shprehu interesim duke u pasuar nga Chelsea dhe Unitedi për talentin që mund të kushtojë rreth 50 milionë funte (58 milionë euro)

Kontrata e Lavias në St Mary’s skadon në vitin 2027, prandaj klubi që e pronëson do të përpiqet të përfitojë sa më shumë për futbollistin që e transferoi për 14 milionë funte (16 milionë euro).

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy