Mbretëri e Bashkuar: Dukesha Sarah Ferguson operohet pasi u diagnostikua me kancer të gjirit

by

Dukesha e Jorkut po rikuperohet nga ndërhyrja për të cilën do të flasë në podkastin e saj “për të nënvizuar rëndësinë e vizitës së rregullt”

Sarah Ferguson iu nënshtrua një operacioni në Londër pas diagnozës së kancerit të gjirit. Sipas BBC, Dukesha e Jorkut është duke u rikuperuar nga operacioni, i cili pati një rezultat pozitiv, e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë Windsor.
Gruaja 63-vjeçare e Princit Andrew iu nënshtrua operacionit pas një kontrolli rutinë të mamografisë.

banner

Operacioni u zhvillua në fillim të kësaj jave në spitalin King Edward VII, një klinikë private në Londrën qendrore ku Mbretëresha Elizabeth II dhe anëtarë të tjerë mbretërorë janë trajtuar gjithashtu në të kaluarën.

Në podkastin e saj të ri të quajtur ‘Tea Talk’, i transmetuar të hënën, autorja e best-seller-it, Dukesha pritet të diskutojë diagnozën e saj në një intervistë të regjistruar paraprakisht. Në një deklaratë, zëdhënësi shprehu “mirënjohjen e pamasë të Dukeshës për të gjithë personelin mjekësor që e ka mbështetur atë ditët e fundit”. Ajo ishte “pa simptoma” para ekzaminimit, tha ai, duke shtuar se “mendon se përvoja e saj nënvizon rëndësinë e ekzaminimit të rregullt”.

Dukesha dhe Princi Andrew u divorcuan në vitin 1996 pas 10 vitesh martesë, por mbeten shumë të afërt. Ata të dy vazhdojnë të jetojnë në Royal Lodge, një pronë në pronësi të Crown Estate, në Windsor Great Park. Ata kanë dy vajza – Princeshën Beatrice, 34 vjeç, dhe Princeshën Eugenie, 33 vjeç – dhe tre nipër e mbesa.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy