​Mbrojtja e Shalës me ankesa pasi ZPS takoi dëshmitarin një ditë para dëshmisë

by informim

Në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK), Pjetër Shala. Në cilësinë e ekspertit, Marek Gasior, dëshmitar i prokurorisë, do të dëshmojë para trupit gjykues pa masa mbrojtëse.

Gjatë ditës së djeshme ai ka zhvilluar një takim me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Avokati i Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, ka thënë se janë të habitur që dje pas dreke janë informuar dhe kanë marr një kopje të shënimit zyrtar për këtë takim.

Sipas tij, ky shënim e ka edhe një deklaratë të re e cila nuk është e përfshirë në listën e materialeve që ZPS i ka ofruar mbrojtjes më 23 qershor 2023.

Mbrojtësi i Shalës ka thënë se dhënia e materialeve të reja nga një dëshmitar ekspert në prag të dëshmisë së tij është shkelje e të drejtave të të akuzuarit.

Sipas, avokatit, nuk kanë pasur kohë që të marrin udhëzimet nga klienti i tyre, Pjetër Shala, lidhur me elementet e reja, prandaj këtë e konsiderojnë të papranueshme.

“Ne u habitën shumë se dje pas dreke u informuar dhe morën një kopje të një shënimit zyrtar të një takimi me zotërinë Gasior lidhur me një takim të zhvilluar dje midis këtij dëshmitari në cilësinë e ekspertit dhe ZPS-së. I ashtuquajtur shënim ka të bëjë me një intervistë apo deklaratë të re me këtë dëshmitarë, kjo intervistë nuk ishte e listës e materialeve që i është dhënë mbrojtjes nga ZPS të premten 23 qershor 2023. Mbrojtja vëren rëndësinë e kërkimit dhe gjetjes të së vërtetës, mbrojtja vëren edhe gjetjet përkatëse për familjarizimin e dëshmitarëve që trupi gjykues e ka nxjerr më 24 shkurt 2023. Megjithatë, dhënia e materialeve të reja nga një dëshmitar ekspert në prag të dëshmisë së tij është shkelje e të drejtave të të akuzuarit. Edhe njëherë mbrojtja gjendet përpara një fakti të kryer, ne sot fillojmë me dëshminë e dëshmitarit kështu që mbrojtjes nuk i është dhënë kohë që të shqyrtoj siç duhet elementet e dëshmisë së këtij dëshmitari si ekspert”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy