Në një gotë kafeje, zbulohet kamera 400 dollarëshe që përdori Alma për të fundosur Safet Gjicin (Foto)

by informim

Janë zbuluar imazhet e kamerës me të cilën u fundos Safet Gjici.

Alma Kaçi, deklaroi se kishte përdorur një gotë letre për të filmuar aktin seksual me ish-kryebashkiakun. Por nga një kërkim në internet kuptohet shumë lehtë se bëhet fjalë për një kamera të sofistikuar.

banner

Kamera e fshehtë është në brendësi të kapakut, i cili vendoset te gota plastike apo të letrës. Në internet një kamera e tillë kushton afro 400 dollarë.

Vajza si duket e ka ditur se Gjici nuk lejonte telefona apo çanta në zyrë. Në këtë mënyrë ajo ka përdorur gotën që mbante në dorë.

Çfarë deklaruar para gjykatësve Gjici dhe Alma Kaçi

Ish-kryebashkiaku u Kukësit, safet Gjici, deklaroi sot para trupës gjykuese se ai e ka marrë dënimin për atë që ka bërë, por nuk ka shkelur asnjë ligj pasi nuk ka patur asnjë projekt të miratuar.

“Unë u ndëshkova për veprim që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryet shkelje ligjore, jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur Gjici.

Ndërkohë që Alma Kaçi është shprehur se herën e parë që ka shkuar në zyrën e Safet Gjicit është ngacmuar seksualisht nga ai. Ndërsa herën e dytë ka shkuar me dëshirë dhe se ka vendosur ta filmojë aktin.

“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pas lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e pare ai më ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshire, por vendosa ta filmoj”, ka thënë Alma Kaçi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy