Qyteti i Pejës është stabilizuar pas vërshimeve të mëdha që ndodhën të shtunën.
Kështu deklaroi Gëzim Gashi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë.
“Gjendja është stabile. Niveli i ujit është i përballueshëm. Të reshurat janë ndalur”, tha Gashi.
Ai theksoi se do të nisin edhe me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.
“Ne e kemi formuar një komision prej 12 anëtarëve. Do t’i formojmë edhe disa komisione të tjera në mënyrë që ta përfundojmë vlerësimin sa më shpejt dhe t’i drejtohemi Ministrisë, në mënyrë që t’u dalin në ndihmë qytetarëve”, tha ai për Klankosova.tv.https://zeri.info/inarticle.html
“Ende nuk e dimë vlerën e saktë të dëmeve”, theksoi Gashi.
Në Pejë si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut u shkaktuan vërshime, të cilat morën jetën e dy personave, një gruaje dhe djalit të saj pesëvjeçar.
Po ashtu u lënduan edhe dy persona të tjerë.