Profesori Rexha dorëzon padi ndaj Ministrisë së Arsimit: Shkak çmimi për shkencëtarin e vitit

by informim

Profesori i UP-së, Blerim Rexha, ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Arsimit.

Arsye për këtë është përzgjedhja e fituesit për shkencëtarin e vitit. Sipas postimit të Rexhës, komisioni e kishte përzgjedhur që ai të dilte i pari, por në fund doli ndryshe.

Postimi:

Kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (nr. 01B/066 dt. 09.06.2023) për shpalljen e shkencëtarit të vitit 2022

Me keqardhje të madhe ju njoftoj se pas heshtjes së MASHTI dhe shterjes të gjitha opsioneve tjera për rishqyrtim të vendimit nga Ministrja e MASHTI sot, në konsultim edhe me avokatin tim, kam dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative PADI – për anulimin e aktit administrativ dhe zëvendësimin e tij me aktgjykim.

Në dhjetor të vitit të 2022 MASHTI shpalli konkursin për dhënien e çmimit shkencëtari i vitit 2022, ku eksplicit thuhej që: “Këtë vit do të ndahen 3 (tri) çmime për “Shkencëtarin e vitit, Shkencëtarja e vitit 2022 dhe 3 (tre) çmime për “Shkencëtarin e ri të vitit , Shkencëtarja e re e vitit 2022 ”.

Në këtë konkurs kam aplikuar edhe unë, duke dorëzuar të gjitha dëshmitë e duhura brenda afatit ligjor. Aplikacionet e të gjithë kandidatëve janë shqyrtuar nga dy trupa të emëruara nga Ministrja e MASHTI: nën këshillat e fushave përkatëse të shkencës, dhe Këshilli Shkencor i Ministrisë.

Nën këshilli i fushës së TIK-ut (ku bënë pjesë aplikimi im), i udhëhequr nga Prof. Dr. Arbnor Pajaziti më ka rekomanduar mua si kandidat për dhënien e çmimit shkencëtari i vitit 2022.

Edhe Këshilli Shkencor MASHTI në mbledhjen e datës 2 shkurt 2023, i udhëhequr nga Prof. Dr. Vjollca Komoni, më ka rekomanduar, si të parin në listë nga 3 (tre) shkencëtarë për çmimin shkencëtari i vitit 2022, ashtu siç kërkonte konkursi që të shpalleshin 3 (tre) shkencëtarë për dhënien e çmimit.

Pas një stërzgjatje të procesit, gati 6 muajshe, Ministrja e MASHTI me 9 qershor merr vendim që të zgjedh kandidatin e dytë nga lista e 3 (tre) rekomandimeve, edhe pse konkursi eksplicit thotë se do te ndahen 3 (tri) çmime! Përmes email-ës dhe shkresës së protokolluar i kam kërkuar Ministres së MASHTI që ta ri-shqyrtoj vendimin e saj.

Të gjitha këto prova, që i kam marr pas kërkesës time në qasje në dokumente publike, ia kam bashkëngjitë padisë time, të përmbledhur në 7 (shtatë) faqe.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy