Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim so me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ku në fokus të takimit ishin tensionet mes Serbisë dhe Kosovës dhe lirimin e 3 policëve të arrestuar nga forcat serbe.
Krahas një fotoje me Michel, të postuar në Twitter, Rama shkruan se Serbia dhe Kosova duhet të depërshkallëzojnë marrëdhëniet e t’i drejtohen dialogut, si një detyrim ndaj rajonit.
Reagimi i plotë:
Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!
Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.