Tensionet Kosovë-Serbi, Rama sot shkon në Bruksel

by informim

Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE-ja për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, niset sot drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Ditë më parë një konferencë për media, Rama, i cili kërkoi lirimin e tre policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, bëri me dije gjithashtu se ua kishte dërguar një letër Macronit dhe Scholzit, ku u kërkonte të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

banner

Gjatë fjalës së tij ku theksoi se nuk do të ketë asnjë përparim të takimeve apo marrëveshjeve në kuadër të Open Balkan për sa kohë Serbia nuk liron tre policët e Kosovës, Rama akuzoi sërish Albin Kurtin se po rrezikon të këpusë marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike.

Sipas tij, marrëdhëniet e Kurtit me BE-në dhe SHBA-në janë në fazën më të keqe teksa vizitat e planifikuara po i kthehen mbrapsht dhe nuk po i hapet asnjë derë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy