Atiq e quan terrorist sulmin e mbrëmshëm me granatë dore ndaj objektit të Komunës

by informim

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore ndaj  objektit të komunës,

Atiq e cilësoi këtë sulm terrorist, teksa shtoi se institucionet do të “funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla”.

banner

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast.

“Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.

Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.

Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Atiq në një postim në “Facebook”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy