Berisha për kapjen e armatimit në veri: Serbia deshi të krijojë një “Panda 2”

by informim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se Serbia ka dashur të krijojë një “Panda 2”, pas kapjes së një sasie të konsiderueshme armatimi në Zveçan nga Policia e Kosovës ditë më parë.

Të premten një sasi e konsiderueshme e armëve u kapën në një veturë me targa nga Beogradi në Zveçan. Të shtunën, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, para mediave i kishin paraqitur arsenalin e madh të armëve të kapur.

Berisha ka thënë se Serbia ka dashur që ta përsërisë atë që kishte tentuar ta bënte më 1998-n në Pejë. Sipas tij, ky është misioni i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Kur kanë hyrë ato armë, kam thënë se Serbia ka dashur të krijojë një ‘Panda 2’. Ky është qëllimi dhe misioni i Vuçiqit, që të veprojë njëjtë sikur Millosheviqi. Ka dashur me kriju një pretekst si atëherë në Pejë. Këta [serbët] i kanë vra fëmijët e vet për të krijuar një pretekst për të ndërhyrë në Kosovë. Po e them me kriju një ‘Panda 2’ kushtimisht, që mund të ndodhë në forma të ndryshme. Duke e njohur për jokonvecionalitetin e saj [Serbia], kam paragjykuar se mund ta minojë edhe kufirin”, ka thënë Berisha në “Konfront” të KTV-së.

Më 14 dhjetor të vitit 1998, dy meshkuj të maskuar hynë në kafenenë “Panda”, që ndodhej në qendër të Pejës, përballë Gjimnazit, dhe nga një rafal të shtënash nga armë automatike lanë të vdekur pesë nxënës serbë të shkollës së mesme, dhe një student, po ashtu serb. U vranë Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetisllav Ristiq, Dragan Trifoviq dhe Vukosav Gvozdenoviq dhe studenti Ivan Radeviq. Rasti vazhdon të hetohet nga institucionet e Serbisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy