Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur ta rikthejnë shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, diku rreth 20 ditë pasi partitë opozitare në krye me VV-në morën primatin.
Të martën, shumica e re ka shkarkuar Kryeasambleistin Fehmi Kupina, i cili më 8 qershor dha dorëheqje nga LDK, për të mbetur edhe më tej në krye të Asamblesë Komunale me shumicën e re që u krijua.
Por, Kupina u shkarkua sot pasi LDK dhe PDK siguruan 27 vota.
Pas këtij vendimi , asamblistët e pushtetit votuan për anulimin e vendimit të opozitës për shkarkimin e komisionit të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale, që u emëruan më 8 qershor.