Kylian Mbappe raportohet se ka një marrëveshje në parim me Real Madridin për t’u bashkuar me ta në vitin 2024 si lojtar i lirë.
Paris Saint-Germaini aktualisht po përballet me një situatë të paqartë lidhur me të ardhmen e yllit të skuadrës, transmeton Gazeta Express.
Mbappe informoi klubin se nuk do të rinovojë kontratën, e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm – që nënkupton se ai do të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.
PSG-ja nuk dëshiron që ta humbasë francezin falas, andaj i ka dhënë atij një ultimatium: që të rinovojë kontratën ose të largohet këtë verë.
Sipas “FootMercato”, Mbappe dëshiron të qëndrojë në “Parce des Princes” edhe për një sezon, për të kaluar pastaj te Real Madridi si futbollist i lirë.
24-vjeçari dhe “Los Blancos” thuhet se tashmë kanë një marrëveshje që të bashkohen vitin e ardhshëm.
Megjithatë, duke pasë parasysh se parisienët nuk duan që kjo të ndodhë, ata janë të gatshëm për ta shitur reprezentuesin e Francës këtë verë, për një çmim që besohet se mund të jetë 200 milionë euro.
Mbetet të shihet gjatë këtij afati kalimtar se si do të zhvillohet rasti i Mbappes.