Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” Luiz Ejlli vazhdon të jetë një personazhet më të kërkuar të momentit. Duket se fama e tij vijon të rritet dhe fansat janë të “çmendur” pas tij.
Këtë e vërtetojnë edhe koncertet e këngëtarit, brenda dhe jashtë vendit ku Luizi “mbulohet” me para.
Një ndër fansat e tij është edhe Finsik Syla, biznesmeni shqiptar, i njohur si ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës.
Fisniku dje postoi një video në një nga mbrëmjet që performoj Luizi.

Milionieri shqiptar nuk e ndali dorën derisa e mbuloj Luizin me para. Madje biznesmeni nuk ka kursyer as puthjet për këngëtarin. Kujtojmë se Finsik Syla ka treguar edhe më parë se është fans i zjarrtë i Luizit.
Gjatë qëndrimit të tij në BBV, Fisniku pat deklaruar se nëse Luizi nuk shpallet fitues, ai do t’i dhuronte vlerën e çmimit të madh, prej 100 mijë eurosh.