Osmani nga Podgorica: Rikonfirmoj përpjekjet e Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm brenda institucioneve euroatlantike

by informim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nga Podgorica e Malit të Zi ka rikonfirmuar edhe njëherë përpjekjet e Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin për një të ardhme të sigurt brenda institucioneve euroatlantike.

Osmani ka përgëzuar homologun e saj malazez, Jakov Milatoviq për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetmë të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

“Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt brenda institucioneve euroatlantike.

Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatoviq për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetmë të bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, ka shkruar Osmani.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy