Pritet të lexohet deklarata e Vidovdanit, nis tubimi në Mitrovicë të Veriut

by informim

Është duke u zhvilluar tubimi i serbëve nga veriu, i cili po mbahet në pjesën veriore të Mitrovicës, gjegjësisht në sheshin Braçe Miliq, jo shumë larg urës mbi Ibër.

Në këtë shesh është vendosur një skenë me flamuj të Serbisë. Qytetarët mbajnë pankarta “Jo tërheqje, jo dorëzim”, “Serbia është nëna jonë, Kosova nuk ju jepet”, “Lironi vëllezërit tanë të arrestuar”,

Liderët e Listës Serbe, duke përfshirë kryetarin e partisë, Goran Rakiq, nënkryetarin, Igor Simiq, ish-kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq, si dhe zyrtarë të tjerë janë prezentë në shesh.

Në këtë tubim, përfaqësuesit e Listës Serbe pritet të lexojnë “Deklaratën e Vidovdanit të Popullit Serb”.

Në të njëjtën kohë, edhe në Graçanicë po mbahet një tubim i serbëve.

Policia e Kosovës më herët kishte njoftuar se pikërisht për shkak të protestës, rruga kryesore që lidh Gjilanin me Prishtinën do të mbyllet nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës

https://www.facebook.com/messenger_media?attachment_id=1317274582211116&message_id=mid.%24cAAAAAA15P6aPLaJUZmI_FzRJUoNu&thread_id=1462895089
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy