Spanjollja Ines Esnal: Si e ideova skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar

by

Skenografia e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës po cilësohet si një prej pikave më të forta të edicionit të 11-të të organizimit të tij. Skena ka ruajtur pjesën bazë të elementëve të dikurshëm të realizuar nga skenografi Ilia Xhokaxhi, ndërkohë që në këtë festival artistja spanjolle Ines Esnal sjell një skenografi bashkëkohore dhe impresionuese.

Skenografia e re është bazuar simbolikisht në fijet dhe endjen tradicionale të pëlhurës në tezgjah duke e gërshetuar me motive të traditës. Në këtë mënyrë duke i bashkëngjitur edhe elementët e vetë kështjellës skena e bën të këndshme ndjekjen e festivalit nga spektatorët.

banner

“Kjo është hera e parë që unë punoj në Shqipëri, e cila ishte një eksperiencë shumë e mirë. Unë isha tepër e ngazëllyer kur studioja përkatëse dhe Ministria e Kulturës më kontaktuan për projektin.Një projekt i shpejtë  por tepër emocionues kështu që nuk mund të thosha “Jo !”,veçanërisht kur pashë këtë mjedis. Puna ime ka të bëjë shumë me fijet dhe gjithçka shkoi mjaft mirë me konceptet e përpunimit të pëlhurës dhe traditës së përpunimit të gurit. Ideja ishte të pasurit të të gjitha ngjyrave që kanë të bëjnë kryesisht me gurin, po ashtu përdorimi i ngjyrës së kuqe ishte një sfidë me vete në një ambient të jashtëm. Ne i përdorëm këto ngjyra për të prodhuar sa më shumë kontrast “, thotë skenografja Esnal.

Festivali Folklorik i Gjirokastrës po zhvillohet prej datës 24 qershor në kalanë e Argjiros me pjesëmarrjen e ansambleve dhe grupeve folklorike nga hapësira mbarë shqiptare.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy