Situata e tensionuar në veri të Kosovë vazhdon. Mbrëmë objekti i Komunës Veriore të Mitrovicës është sulmuar me një granatë dore. Lidhur me këtë incident, ka reaguar kreu i Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se agresioni i regjimit të Vuçiqit po vazhdon.
Sveçla ka thënë se sulmi terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës Veriore është një përpjekje tjetër për eskalim dhe destabilizim.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e tyre armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka shkruar Sveçla.
Në këtë reagim kreu i MPB-së ka bashkëngjitur edhe një video në të cilën tregohen dëmet e shkaktuara nga sulmi me granatë dore.
The aggression of Vucic continues. Last night terrorist attack against the Municipal building in North Mitrovica is yet another attempt for escalation & destabilization. Serbia should be held responsible for their hostile behaviour. The attacks must stop now. pic.twitter.com/0fsp7OjeuR
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 27, 2023