Ju informojmë se me datë 26 qershor 2023, rreth orës 13:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Llukё e epёrme-Deçan.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).
Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё Kamion dhe njё Motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr deri sa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore.
I lënduari nga vendi i aksidentit dërgohet me emergjencё në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga aty pёr shkak tё lëndimeve dёrgohet ne QKUK-Prishtinё.
I dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё
Sot me datё 27.06.2023, rreth orёsh 02:15, jemi njoftuar nga mjeku kujdestar se viktima ka ndёrruar jetё.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.