Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti, derisa ka njoftuar se një telefonatë të tillë do ta bëjë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ajo tha se Kurtit i ka theksuar urgjencën për shtensionim të situatës dhe kthimin në dialog.
“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. E theksova nevojën urgjente për shtensionim dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me Presidentin Vuçiq sot më vonë”, ka shkruar von der Leyen në Twitter.
Spoke to PM @albinkurti this morning.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 27, 2023
I stressed urgent need for deescalation and return to EU facilitated dialogue on normalisation of relations with Serbia.
I will speak to President Vucic later today.