Deputeti Meta bëhet nervoz që njerëzit s’po rrijnë në shtëpi për Bajram

by informim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta është bërë nervoz me qytetarët që nuk po e presin festën e Kurban Bajramit në shtëpitë e tyre.

Meta përmes një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo festë nuk po festohet si më parë dhe sipas tij njerëzit në këtë festë po ikin në bregdet për të pushuar.

banner

“Me kënaqësi doja të vija tek ju, e ju të vini tek unë për të shkëmbyer urimet e ndarë gëzimin së bashku nën ëmbëlsinë e bakllavasë ashtu siç festuan prindërit tanë e ashtu siç e ka tradita nëpër shekuj. Uroj Bajramin për ju, ashtu siç uroj që të mos bëhemi komuniteti që në çdo festë bujare, e shqiptare, e fetare-t’i braktisim shtëpitë tona”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Urime festa e gëzimit, Kurban Bajrami edhe për të gjithë ju të cilët nuk ndodheni në shtëpitë e juaja. Nuk ndodheni sepse planifikuat që me rezervimet e juaja t’i stërmbushni hotelet në bregdetin shqiptar dhe në atë të Malit të Zi, në Turqi dhe gjithandej. Me kënaqësi doja të vija tek ju, e ju të vini tek unë për të shkëmbyer urimet e ndarë gëzimin së bashku nën ëmbëlsinë e bakllavasë ashtu siç festuan prindërit tanë e ashtu siç e ka tradita nëpër shekuj. Uroj Bajramin për ju, ashtu siç uroj që të mos bëhemi komuniteti që në çdo festë bujare, e shqiptare, e fetare-t’i braktisim shtëpitë tona. Katandisje e perikje! Uroj bajramin sic uroj që kjo varfëri shpirtërore e sociale të varfërohet sa më shpejt! Uroj bajramin siç uroj në mirëkuptimin tim të të gjithë atyre të cilët më të vërtetë shkuan për të pushuar, e jo për të “pushuar” këto dy ditë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy