Donjeta Sadiku bën luftë të madhe në fund, por mbetet pa medalje në Lojërat Evropiane

by informim

Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në Lojërat Evropiane.

Boksierja kosovare ka bërë luftë të madhe, sidomos në fund të meçit, por nuk ia doli të fitonte në çerekfinale, me ç’rast do ta siguronte edhe medaljen në këtë garë prestigjioze.

Boksierja nga Gollaku humbi nga francezja Estelle Mossely, kampione olimpike në vitin 2016, me vendim të gjyqtarëve në kategorinë deri në 60 kilogramë

Sidoqoftë, Sadiku doli nga ky eveniment me kokën lartë pasi bëri luftëra mjaft të mira duke i fituar dy meçe paraprakisht.

Asaj i mbetet të punojë për të pasur paraqitje sa më të mira në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm, të cilat do të mbahen në Paris të Francës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy