Gjiko fjalë dashurie Elitës për ditëlindje: Vështirë me gjet si ti, je melmesa sekrete që krejt gjërat në jetë mi bën më të shijshme

by informim

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për të, ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, kanë vendosur që të realizojnë një udhëtim në Japoni.

banner

Ky i fundit, ka publikuar një fotografi nga darka e ditëlindjes me gruan e tij, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e vet në InstaStory.

Në mbishkrimin e fotografisë, reperi i hitit “Mos ma përzij” nuk i ka kursyer fjalët më të ëmbla të dashurisë për bashkëudhëtaren e jetës së tij.

“Vështirë me gjet si ti aleatja ime për jetë. Hala për ty ndihem njejt si në fillimet tona, hala për ty i kam fluturat në bark. Urime ditëlindja e shtatë së bashku e ishalla don Zoti e plakemi bashkë. Je krejt çka kam dashur prej një femre, je krejt çka më kompleton në këtë botë, je melmesa sekrete që krejt gjërat në jetë mi bën më të shijshme. Elita Rudi, të dua edhe 100 tjera, shpirti im binjak”, ka shkruar Gjiko.

Ndryshe, reperi pejan dhe moderatorja e njohur janë prindër të dy fëmijëve: Botës dhe Zërit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy