Kryeministri Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten.

by

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar festën e Kurban Bajramit duke u shprehur se sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten.

Postimi i plotë i Kurtit:

banner

“Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!

Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve.

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit.”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy