Kurti viziton veriun e Kosovës

by informim

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar policinë në veri të Mitrovicës.

Disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, Kurti shihet teksa bisedon me zyrtarë policorë.

banner

Të hënën, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ndër tjerash, Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna.

Von der Leyen ka kërkuar de-eskalimin e situatës në veri dhe kthimin e palëve në dialog.
Ndërsa dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për “Euroneës” në Serbi ka theksuar se “situata është shumë serioze dhe askush nuk po pretendon sikur nuk kemi krizë të madhe”.

Lajçak theksoi se Kurti e Vuçiq u pajtuan për zgjedhje, por jo edhe për shtensionim.

“Gjëja pozitive është se edhe Vuçiq edhe Kurti e kuptuan se sa e rëndë është situata. Askush nuk e fsheh këtë dhe nuk pretendon se nuk kemi krizë serioze në veri. Dhe së dyti, ata ranë dakord se një nga elementet kryesore të daljes nga kriza janë zgjedhjet e reja. Ajo për të cilën ata nuk u pajtuan ishte çështja e de-përshkallëzimit. Si do të funksionojnë këta kryetarë të komunave dhe nga ku”, ka thënë Lajçak.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy