Një grup motoçiklistësh nga Serbia grumbullohen në afërsi të Jarinës, bëjnë veprime provokuese

by informim

Një grup motoçiklistësh nga të njohur si “Bike Rock Mission”, kanë defiluar në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinës nga ana e Serbisë, për të festuar Vidovdanin në mënyrën e tyre.

Motoçiklistët bënë provokime dhe shpalosën flamurin serb dhe dërguan mesazhe “përkrahëse” për serbët në Kosovë.

banner

Grupi i motoçiklistëve në fjalë edhe viteve të kaluara kanë bërë defilime të tilla madje edhe duke u futur në territorin e Kosovës.

Mirëpo këtë vit ata u mblodhën në  afërsi të Jarinës nga drejtimi i Rreshkës, ku dëgjoheshin zhurmat e motorëve, ndërsa janë parë edhe re tymi e fishekzjarrë.

Çdo vit ata largohen nga Beogradi në mënyrë të organizuar për në Mitrovicën e Veriut.

Në momentet që motoçiklistët defiluan, raportohet se trafiku është ndërprerë.

Mirëpo Policia e Kosovës njofton se trafiku në drejtim të kësaj pike është duke funksionuar normalisht.

“Rruga në Jarinje që të dërgon për në pikën kufitare është e hapur për qarkullim”, ka deklaruar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy