70
Sot gjatë ditës, Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, ka marrë pjesë në festën e Vidovdanit, që këtë vit është mbajtur në Graçanicë.
Në këtë festë të serbëve, ai u pa me një mbishkrim nacionalist në bluzën e tij, ku shkruhej se “dorëzimi nuk është opsion”.
RTV Dukagjini ka publikuar një video, duke theksuar se Policia e Kosovës e ka ndaluar Danilo Vuçiqin gjatë kthimit për në Serbi.
Policia e Kosova në këtë rast ia ka larguar fanellën me mbishkrimin nacionalist.