Suedi: Policia autorizon djegien e Kuranit jashtë xhamisë së Stokholmit

by

Ndodhi të përkonte me fillimin e festës treditore myslimane të Kurban Bajramit. Leja vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit
se ishte e gabuar të refuzoheshin demonstratat për shkak të rrezikut të një sulmi

Një shtetas suedez ka kërkuar t’i vërë zjarrin Kuranit dhe policia suedeze autorizoi djegien jashtë një xhamie në Stokholm sot, në fillim të festës treditore myslimane të Kurban Bajramit.

banner

Kërkesa vjen në një moment mjaft delikat për Suedinë, e cila është gati për t’u anëtarësuar në NATO, por e bllokuar nga jo-ja e Turqisë, e cila akuzon Suedinë për pritjen e militantëve nga organizatat e konsideruara “terroriste” nga Ankaraja.

Djegia duhet të ndodhë sot pasdite sipas gazetës suedeze Expressen.

Autorizimi vjen pasi Gjykata e Apelit vendosi se ishte e gabuar që policia të refuzonte demonstratat për shkak të rrezikut të një sulmi.

Në fakt, një djegie e librit të shenjtë mysliman ishte bërë edhe në janar përpara ambasadës turke, që pasoi nga një shpërthim protestash që zgjatën për javë të tëra, thirrje për bojkotimin e produkteve suedeze si dhe për të vazhduar bllokimin e kandidaturës së Suedisë për në NATO.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy