Zëvendëskryeministri i Maqedonisë: Draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga Rama ka përkrahje në Evropë e SHBA

by

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se draft-statuti për Asociacionin i Propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përkrahjen e aleatëve të Kosovës.

“Mund të them që ka përkrahje edhe nga Parisi edhe nga Uashingtoni edhe nga Berlini edhe nga Brukseli si zgjidhje e mundshme e cila, pa shpalosur detaje nga përmbajtja e propozimit, ka përkrahje dhe këtë na e thonë ata në të gjitha takimet që është bazë e mirë edhe për Kosovën dhe na sigurojnë me garanca shumë të fuqishme se në asnjë formë nuk do lejojnë Republikë Serbe në Kosovë. Kemi garanca të fuqishme nga Uashingtoni, nga Brukseli nga të gjithë vendet mike dhe që nuk do e lëmë Kosovën në asnjë moment në baltë”, tha Grubi.

Ai shtoi se edhe ai vetë e përkrahë këtë propozim të Ramës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy