Albin Kurti zbrapset pak, a do të jetë propozimi i tij i pranueshëm për Perëndimin

by informim

Kryeministri Albin Kurti ka dalë me një propozim të ri për de-eskalimin e sitiatës në Veri. Ai ka thënë se do të reduktojë praninë e policëve në ndërtesat komunale ndërkohë që për katër kryetarët e komunave ka thënë se do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj të komunave pas certifikimit nga KQZ-ja në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka publikuar një video përmes së cilës thotë se e ka njoftuar Borrellin se çfarë është e gatshme të bëjë Kosova për gjendjen në veri dhe çfarë pret nga Serbia. Ai thotë se Kosova është e gatshme të të kontribuojë në de-eskalim.

banner

Kurti thotë se nga Serbia pret të tërhiqen protestuesit e dhunshëm, ndërsa Republika e Kosovës të bëjë reduktimin e forcave policore pranë objekteve komunale.

Kurti ka propozuar që zgjedhjet e parakohshme aktivizohen në katër komunat veriore, ndërsa nga Serbia pret të mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm.

Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i BE’së ndaj këtij propozimi 4 pikësh të Kurtit.

Pas takimit të 22 Qershorit në Bruksel Borell ka propozuar një plan deesakalimi duke i kërkuar Kosovës e Serbisë që ta implemtojnë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në Veri.

Ai i kishte kërkuar Kosovës, “që menjëherë të pezullojë operacionet policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. Serbia të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës”, ka thënë Borrell.

Postimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1303187280275861

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy