Arrestohet një serb në veri të Mitrovicës, Policia gjeti një armë në veturën e tij

by informim

Një serb është arrestuar sot rreth orës 12:30 te lagja “Tre rrokaqiejt”, në veri të Mitrovicës pasi në veturën e tij është gjetur një revole “Ceverna Zastava” si dhe një karikator i zbrazët. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, policia kishte marr informacion se targat e vendosura të Novi Pazarit në këtë veturë nuk ishin të saj, si dhe gjatë gjatë kontrollit siç tha Elshani poshtë ulëses është gjetur revolja me një karikator të zbrazur.

“Sot rreth orës 12:30 në veturën Llada Niva e cila kishte të vendosur targa të Novi Pazarit, nën ulësen e shoferit është gjetur një revole ‘Ceverna Zastava’ me një karikator pa municion, e cila është konfiskuar nga Forenzika Regjionale. I dyshimti është intervistuar”, tha ai.

Tutje siç theksoi zëdhënësi Elshani është kontaktuar prokurori kujdestar nga hetuesit dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Arsyeja që ka sjell deri tek kjo është se kemi pas informacion që targat që kanë qenë vendosur në këtë veturë nuk kanë qenë të tij dhe e kemi verifikuar veturën. Duke e kontrolluar na ka dalë arma dhe e kemi marrë personin për armëmbajtje pa leje, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Elshani. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy