Berisha: Ka pasur marrëveshje që Vuçiqi junior të shkojë në Graçanicë që Kurti të mund të shkojë në veri

by informim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit, Albin Kurtit në veri dhe ndalimit të djalit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nga Policia e Kosovës duke thënë se ekzistojnë dyshime mbi një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka përfunduar.

Berisha ngriti pyetjen ““shtrohet dilema, pse nuk u pengua të lëvizë Vuçiqi junior, edhe pse me këtë veprim ishte në shkelje?!.

“Dyshimet informale janë, sepse këtu ka një marrëveshje, e cila garanton se Vuçiqi junior, duhet të shkoj në Graqanic, për ndryshe, Kurti nuk mund të  hyj në Veri të Kosovës, ngase nuk do të lejohet nga strukturat çetnike serbe atje!?”, ka shkruar Berisha në Facebook.

“Pra kjo na bën të dyshojmë se të gjitha këto zhvillime kanë skenar dhe regjisur të koordinuar në mes Beogradit dhe Prishtinës, që po i mban në skenë strukturat qeverisëse këtu e atje”, tha ai.

https://www.facebook.com/hisenberisha327/posts/801831861730479?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy