Digjet një pikë statike e Policisë në veri

by informim

Një pikë statike (kontejner) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit te tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

banner

Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme materiale.

Elshani po ashtu ka konfirmuar raportimin e Mitropol-it se pak para mesnatës pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës kanë tentuar të ndalojnë veturën e drejtuar nga një person.

“Shoferi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë dhe vazhdoi tutje. Policia e ka ndjekur dhe ka gjetur një automjet të braktisur në rrugën ‘Sutjeska’. Vetura është kontrolluar dhe më pas policia është larguar nga vendi i ngjarjes”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy