Dy organizata u shpallën terroriste, Sveçla: I çliruam qytetarët nga kërcënimet e shantazhet

by informim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se vendimi për shpalljen terroriste të organizatave “Mbrojtja Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada), do të hyjë në fuqi menjëherë,

Ai tha se ka dëshmi që këto dy organizata kanë kryer sulme terroriste në Kosovë.

“Këto grupe me strukturë të mire organizuar kanë pjesëtarë të mirëpërgaditur për kryerjen e akteve terroriste, të armatosur dhe me burime financiare të mjaftueshme për realizmin e qëllimeve të tyre. Këto grupe e kërcënojnë sigurinë shtetërore me veprimet të ndërmarra brenda territorit por edhe jashtë kufijve të Kosovës. Përmes këtij vendimi, në mënyrë të menjëhershme ndalohet veprimtaria e këtyre grupeve sipas vendimit të Qeverisë”, ka thënë ai.,

Më tutje, Sveçla ka renditur edhe disa nga ngjarjet që kanë ndodhur në veriu, e që sipas tij ndërlidhen me këto organizata.

“Duke u thirrur në analizat dhe vlerësimet e sigurisë  e institucioneve tona jemi informuar që terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vendor është prezent në pjesën veriore të Mitrovicës. Kemi informacione të sakta që grupet që tashmë janë identifikuar nga institucionet tona, kanë kryer akte të shumta terroriste ne pjesën veriore të vendit tonë, si sulmi ndaj zyrtarëve, Zyrës së KQZ-së në veri të vendit në dhjetor 2022, sulmet e armatosura ndaj zyrtarëve të PK-së, pjesëtareve të KFOR_it dhe EULEX-it. Djegia e veturave me targa legale RKS, sulme dhe kanosje ndaj kundërshtareve politik dhe qytetarëve me qëllim të pengimit të tyre për të marr pjesë në zgjedhje. Trafikimi  dhe posedimi i armatimit me qëllim të kryerjes së sulmeve terroriste ndaj institucioneve të Kosovës, Sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediave, zjarrvënie ndaj pronave  publike dhe private si dhe sulm ndaj objektit te komunës së Mitrovicës së Veriut me granat dore”, ka thënë ai.

Ministri deklaroi se me këtë vendim janë çliruar më së shumti qytetarët.

“Ky vendim bën përfundimisht ndarjen e qartë në mes të qytetarëve tanë në komunat veriore dhe entitet terroriste me qellim të garantimit të jetës së qetë dhe të sigurt, si dhe çlirimit të qytetarëve tëanë nga shantazhet, kërcënimet dhe sulmet e vazhdueshme nga këto grupe apo entitet terroriste”, tha ai. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy