Ferid Agani: Aktakuza ndaj meje ishte qartazi politike, për eleminim politik

by informim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në një intervistë në DPT te Fidani ka folur për herë të parë pasi është shpallur i pafajshëm.

Agani ka thënë se gjithë periudhën që është përballë me drejtësinë, e ka marrë si një proces që ndodh në politikë.

banner

Ai ka thënë se e ka pas shumë të vështirë që të vazhdonte procesin e ligjërimit në universitet, meqë ndaj tij ishte ngritur aktakuzë.

“E njëjta gjë ka qenë edhe për gatishmërinë time për të dalë dhe për të kërkuar votën, në situatën kur shteti kishte ngritur dyshimet. Në këto dyjat kam pasur vështirësi të madhe për t’i tejkaluar”, ka thënë Agani.

“E kam perceptuar si një sprovë”, ka shtuar tutje.

Në këtë intervistë në DPT, Agani ka folur edhe për reformën që kishte nisur në sistemin e shëndetësisë dhe se si ishte ngritur aktakuzë në fund të mandatit të tij si ministër.

Agani ka thënë se aktakuza ndaj tij ka qenë qartazi me motive politike dhe për eliminim politik.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy