Francë: 77 të arrestuar në protestat në periferi

by

Të paktën 77 persona janë arrestuar në Francë gjatë natës së dytë të trazirave të shkaktuara nga vrasja e një djali 17-vjeçar, i cili drejtonte makinën pa leje dhe nuk ndaloi në një pikë kontrolli të policisë.

Mbrëmja fillimisht ishte shfaqur më e qetë se ajo e mëparshme në pritje të një marshi të bardhë të thirrur për këtë pasdite në kujtim të të riut, por pak pas mesnate protestat u shumëfishuan, në periferi të Parisit por edhe në qytete të tjera të mëdha si Lion apo Toulouse.

banner

Sipas selisë së policisë së Parisit, e cila mbulon kryeqytetin dhe tre departamentet fqinje, 77 arrestimet u kryen pas orës 2 të mëngjesit kundrejt 31 të natës së kaluar në të gjithë Francën.

Prezenca e policisë ishte forcuar ndjeshëm në rajon. Më shumë se një duzinë makinash dhe një sërë kazana plehrash u dogjën ndersa barrikadat u shfaqën në rrugë.

Protesta vazhdoi gjatë natës në një qytet lindor, ku policia iu përgjigj hedhjes së gurëve me gaz lotsjellës. Në të njëjtin departament, në Clamart, një tramvaj u dogj dhe në Essonne, në jug të Parisit, një grup personash i vunë flakën një autobusi të zbrazur nga pasagjerët rreth orës 21:00, sipas burimeve policore.

Në Seine-Saint-Denis, një departament në veri-lindje të kryeqytetit, ka pasur akte të shumta vandalizmi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy