45 persona, biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale janë arrestuargjatë një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd duke goditur katër grupe kriminale. Në kërkim janë shpallur 7 të tjerë. Gjatë megaoperacionit u angazhuan 490 punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.
Gjatë kontrolleve në këto ambiente, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.