Konferencë për marrëveshje Kosovë -Serbi, Gorani: Të dyja palët janë të interesuara

by informim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dy ditë më parë ka shkuar në Bruksel me propozimin që për Kosovën e Serbinë të organizohet një konferencë ndërkombëtare, nga e cila Kurti dhe Vuçiq nuk do të lejoheshin të dilnin pa një marrëveshje.

Analisti Dukagjin Gorani ka thënë mbrëmë në “Pressing”, se për këtë gjë janë të interesuara të dyja palët.

banner

“Të dy palët në proces si duket janë të interesuara që kjo të kryhet me një ngjarje, një konferencë ndërkombëtare. Unë mendoj që krejt ky eskalim dhe kjo fazë që po ndodhë gjatë krizës në veri, prej azganllëkut dypalësh është t’u i çu krejt drejt një drejtimi dhe një ideje, që Kosovës i vyn një Dejton, që procesi i dialogut duhet të shndërrohet në një konferencë të re, o Vjenë, o Dejton, o Rambuje”, deklaroi ai.

Sipas tij edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq frikësohen për vendin e tyre në histori.

Kjo sipas Goranit për arsyen se ata kanë ardhur në pushtet duke thënë se nuk janë për kompromise dhe po frikësohen të nënshkruajnë marrëveshje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy