Kupchan: Amerika e vendosur që Kosovën e Serbinë t’i rikthejë në dialog

by informim

Diplomati i pensionuar amerikan Charles Kupchan ka thënë se reagimi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë ndaj letrës së tetë senatorëve për Presidentin Joe Biden, lidhur me situatën në Kosovë, është indikacion për bashkëpunim mes Shtëpisë së Bardhë dhe senatorëve amerikanë për tensionet në veri të Kosovës.

Ish-këshilltari i ish-presidentit Barack Obama për Evropë, Kapchan ka deklaruar se njëjtësimi i qëndrimit, forcon pozicionin amerikan të shprehur mbi dialogun Kosovë-Serbi.

“Çon një mesazh të qartë rreth vendosmërisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kthyer Prishtinën dhe Beogradin në dialogun konstruktiv dhe për ta implementuar Marrëveshjen e Ohrit”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Gjatë ditës së djeshme, tetë senatorë demokratë e republikanë, kanë kërkuar nga presidenti amerikan që ta prioritizojë krizën në përkeqësim në veri të Kosovës.

Ata kanë propozuar që SHBA të ushtrojë presion diplomatik në mënyrë që t’i jepet fund tensioneve mes dy shteteve.

Duke iu përgjigjur kësaj letre, Këshilli Kombëtar i Sigurisë ka njoftuar se administrata e qeverisë amerikane ndan shqetësimet e njëjta me Kongresin rreth tensioneve të rritura në veri të Kosovës.

“Ne qartazi kemi dhënë indikacione të qarta se normalizimi i marrëdhënieve, pjesëmarrja në procese demokratike dhe respektimi i sundimit të ligjit do të kontribuojnë në stabilitet dhe siguri në veri të Kosovëes”, është thënë në një përgjigje të Shtëpisë së Bardhë.

Kapchan ka vlerësuar se ky qëndrim i shtetit amerikan bën të qartë për liderët në Kosovë dhe Serbi se mungesa e koordinimit nga ta, do të ndikojë në marrëdhëniet e tyre me SHBA-në.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy