Këshilli i Bashkimit Evropian do të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe gjatë të premtes për të diskutuar një varg çështjesh. Një ndër to do të jetë edhe çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë,
Në agjendën zyrtare të këtyre takimeve, thuhet se pjesë shtesë e diskutimeve do të jenë edhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë situatën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Tema shtesë të diskutimit do të jenë zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë gjendjen e dialogut Beograd-Prishtinë”, thuhet në agjendë, raporton Gazeta Express.
Takimi i ditës së sotme do të nis sot në orën 13:00, me një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Gjatë takimit të Këshillit Evropian, liderët e BE-së do të fokusohen tek situata në Ukrainë, Ekonomia, Siguria dhe Mbrojtja, Migrimi, Kina dhe për Marrëdhëniet me Jashtë.