Palokaj: Nuk ka mirëkuptim për Kosovën në mekanizmat e Bashkimit Evropian

by

Augustin Palokaj, korrespodent i Kohës në Bruksel, ka thënë se nuk ka mirëkuptim për Kosovën në mekanizmat e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, të martën ka theksuar në detaje se çfarë kërkohet nga Kosova dhe Serbia për depërshkallëzimin e situatës. Palokaj ka theksuar se Kosova aktualisht nuk është “askund për shkak të logjikës së BE-së që nuk mund ta trajtojë Kosovën si shtet”.

banner

“Nga shumë nga deputetët e Parlamentit Evropian u dëgjua se po tolerohet Vuçiçi i cili shkon në darkë me Sheshelin, bashkëpunon me Rusinë, qorton BE-në dhe ka krijuar atmosferë frike brenda Serbisë. Duhet ta kemi të qartë se PE është parlament dhe të mos krijohet përshtypja në Kosovë se në Bruksel ka mirëkuptim për Kosovën, sepse në këtë moment nuk ka. Nuk ka nga Komisioni Evropian, nuk ka nga shërbimi i veprimit të jashtëm dhe nuk ka nga shumica e shteteve anëtare”.

Palokaj ka shtuar se BE-ja po punon edhe me Shqipërinë që nga ana tjetër ta izolojë Kosovën edhe në rajon. “Me Shqipërinë po punojnë edhe për izolimin rajonal të Kosovës, pra jo vetëm izolim nga bashkësia ndërkombëtare, por në këtë mënyrë edhe zyrtarët nga Shqipëria po bëhen ndërkombëtarë dhe po futen në fillim të valles së izolimit të Kosovës për të dërguar kështu mesazh”.

Sipas Palokajt, në Bashkimin Evropian është përforcuar mendimi se Kosova nuk është shtet, dhe në këtë ka ndikuar, siç ka thënë ai, emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

“Në BE është përforcuar ai mendimi që Kosova nuk është shtet, BE-ja nuk e trajton Kosovës si shtet. Lajçak dhe Borrell nuk janë vetëm aty që zbatojnë politikën e BE-së, por ata edhe e krijojnë atë politikë. Ata në të kaluarën kanë qenë persona që kanë pasur rol aktiv në krijimin e qëndrimit të shteteve të tyre. Të dy kanë qenë shefa të diplomacive të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe deri tani nuk kanë ndryshuar qëndrim”, ka deklaruar Palokaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy