Rasti i foshnjës në Prizren, Gjykata merr vendim për tre mjekët që u arrestuan të shtunën

by informim

Tre mjekë të Spitalit te Prizrenit janë arrestuar të shtunën, nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Kjo pasi një foshnje vdiq pas lindjes, e prindi i saj i akuzoi mjekët për mos trajtim të duhur.

Gjykata Themelore në Prizren sot ka njoftuar se ndaj dy prej tyre, F.S dhe G.S, është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe masën e lajmërimit në stacion policor ndaj S.R.

banner

“Me datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë veprojnë haptazi në mënyrë të pakujdesshme si ekip I mjekëve me rastin e lindjes së fëmijës, derisa i është renduar dhe përkeqësuar gjendja e të dëmtuarës (pacientes), dhe e fëmijës, me ç ‘rast pasi kuptojnë për gjendjen e të dëmtuarës dhe fëmijës ekipi i mjekëve – të pandehurit intervenojnë me vonesë mirëpo fëmija I porsalindur nuk arrin të mbijetoj – vdesë. Gjithashtu, më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Prizren, në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë fshehin, ose e bëjnë të pashfrytëzueshëm, tërësisht sendin – provën kryesore me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, në atë mënyrë që pas lindjes, të pandehurit placentën e fetusit të fëmijës të posa lindur i cili ndërron jetë pas lindjes, me qëllim që të fshehin çështjen e të provuarit lidhur me shkakun e vdekjes së foshnjës këtë placentë nuk e regjistrojnë dhe identifikojnë dhe e vendosin së bashku duke e përzier me placentat tjera në vendin ku i ruajnë, nuk e dërgojnë në IML së bashku me trupin e pajetë të foshnjës i cili është dërguar në autopsi me urdhër të prokurorit, e cila provë është vendimtare për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Caktohet masa e sigurisë ndaj tre (3) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, dhe manipulim me prova

Prizren, 29 qershor 2023– Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti I Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar:

– masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve F.S., dhe G.S.,

– dhe masën e lajmërimit në stacion policor ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale, trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 254 par.8 lidhur me par.4 e 1 e nenit 31 dhe vepra penale manipulimi me prova nga neni 389 par.1 lidhur me nenin 31 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Masa e sigurisë do të vlen nga data 27.06.2023, dhe mund të zgjasë deri më date 27.07.2023.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së sigurisë për të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Me datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë veprojnë haptazi në mënyrë të pakujdesshme si ekip I mjekëve me rastin e lindjes së fëmijës, derisa i është renduar dhe përkeqësuar gjendja e të dëmtuarës (pacientes), dhe e fëmijës, me ç ‘rast pasi kuptojnë për gjendjen e të dëmtuarës dhe fëmijës ekipi i mjekëve – të pandehurit intervenojnë me vonesë mirëpo fëmija I porsalindur nuk arrin të mbijetoj – vdesë.

Gjithashtu, më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Prizren, në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë fshehin, ose e bëjnë të pashfrytëzueshëm, tërësisht sendin – provën kryesore me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, në atë mënyrë që pas lindjes, të pandehurit placentën e fetusit të fëmijës të posa lindur i cili ndërron jetë pas lindjes, me qëllim që të fshehin çështjen e të provuarit lidhur me shkakun e vdekjes së foshnjës këtë placentë nuk e regjistrojnë dhe identifikojnë dhe e vendosin së bashku duke e përzier me placentat tjera në vendin ku i ruajnë, nuk e dërgojnë në IML së bashku me trupin e pajetë të foshnjës i cili është dërguar në autopsi me urdhër të prokurorit, e cila provë është vendimtare për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Shënim: Me datë 29.06.2023, Prokuroria Themelore në Prizren, kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) të pandehurve për veprat penale si më lartë. Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë te dates 29.06.2023, Prokurori i Shtetit ka deklaruar se tërhiqen nga kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, dhe ka propozuar që ndaj të pandehurve F:S., dhe G.S., të caktohet masa e arrestit shtëpiak, dhe ndaj të pandehurit S.R., të caktohet masa paraqitje në stacion policor.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy