Scholz kërkon shtensionim të situatës në veri të Kosovës

by informim

Shtensionim të situatës në veri të Mitrovicës dhe zbatim të marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë ka kërkuar kancelari gjermani Olaf Scholz, në konferencën për media në Berlin pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kancelari gjerman tha se pret që gjendja në veriun e Kosovës të shtensionohet, të mbahen zgjedhjet në komunat me shumicë serbe dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë.

banner

“Nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në shtensionim, që zgjedhjet tani të mund të zhvillohen shpejt në komunat në veri të Kosovës, që atje të ketë një pjesëmarrje të lartë të votuesve dhe jo vetëm të zgjedhur zyrtarisht”, ka theksuar Scholz.

Ai po ashtu inkurajoi faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese për t’ia hapur rrugën vendit drejt integrimit më të shpejtë në BE.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy