A do të kthehen në punë tre policët që u rrëmbyen nga Serbia, çka u tha Drejtori dje gjatë vizitës?

by informim

Tre policët që u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor e u liruan të hënën, janë vizituar dje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ai i Departamentit të Kufirit, Ragip Bunjaku.

Sipas njoftimit të Policisë, Hoxha dhe menaxhmenti i PK’së u kanë ofruar policëve mbështetje dhe përkrahje morale, derisa kanë thënë se presin që të njëjtit t’u kthehen punëve dhe angazhimeve policore në të mirë të vendit,

“Drejtori Hoxha u shpreh se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar. Ata janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ai shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare. Familjet e policëve të rrëmbyer me 14 qershor e tashmë të liruar, i uroi që festën e Kurban Bajramit e pritën së bashku me më të dashurit e tyre”, thuhet në njoftimin e Policsë.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/565473492459580?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy