Berlini: Nuk ka pasur dakordësim me qeverinë e Kosovës për shpalljen e dy organizatave terroriste

by informim

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Gjermania ka njoftuar se nuk ka pasur koordinim me qeverinë e Kosovës për t’i shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, të cilat operojnë në Veri të Kosovës.

“Këto vendime kanë të bëjnë edhe me proceset dhe hetimet aktuale brenda Kosovës, të cilat ne nuk mund t’i komentojmë. Nuk ka pasur dakordësim me qeverinë gjermane para se të merrej vendimi”, tha një zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane për “Deutsche Welle”.

banner

Ndërkaq, nga MPJ-ja e Gjermanisë kanë potencuar se “qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropiane presin qartë që qeveria e Kosovës, por edhe ajo e Serbisë të bien dakord shpejt për masat shtensionuese në Veriun e Kosovës, për shmangien e provokimeve dhe zbatimin e marrëveshjes së normalizimit për të cilën të dyja palët u pajtuan në shkurt dhe mars”.

“Qeveria Federale është në kontakt të ngushtë me të dërguarin special të BE-së (Miroslav) Lajcak (për dialogun Kosovë-Serbi) dhe mbështet përpjekjet e BE-së”, kanë pohuar ata.

Ndërsa, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Washington-in sa i përket shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” si organizata terroriste.

Lajmi u bë i ditur nga “Radio Evropa e Lirë”, duke cituar një zëdhënës të diplomacisë amerikane.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës”, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

DASH i bëri sërish thirrje Kosovës “që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale”, shtoi reagimi i diplomacisë amerikane.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada).

Organizata këto të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar arsyen se se në çka po bazohet për të marrë këtë vendim.

Ai ka thënë se këto organizata janë duke paraqitur problem serioz për pjesën veriore të Kosovës dhe se niveli kërcënimit është mjaft i lartë.

“Bazuar në vlerësimet e sigurisë së institucioneve këto organizata paraqesin problem serioz për rendin kushtetues dhe juridik. Duke pasur për qellim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim nga veprimet me elemente terroriste”.

“Duke u përfshirë por duke mos u kufizuar në sulme të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, sulme ndaj qytetarëve e kundërshtarëve politik, thirrje për rezistencë dhe mosbindje shkaktim i rrezikut të përgjithshëm edhe për mes zjarrvënës ndaj pronës publike dhe private, pengimi i lëvizjes së lirë”.

“Detyrimi i qytetarëve për pjesëmarrje në protesta, barrikada dhe forma të tjera të rezistencës, organizimi dhe pengimi të vendimeve të institucioneve të vendit, rekrutimi dhe trajnimi i pjesëtareve për përdorimin e armeve dhe metodave luftarake në baza ushtarake në Serbi me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj institucioneve vendore dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy