Kica-Xhelili me kritika ndaj Vjosa Osmanit: Nuk po e kryen rolin e saj si presidente

by informim

Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka folur në emsionin DPT te Fidani të T7 për situatën në Veri të Kosovës dhe raportit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

Ndër tjerash, deputetja opozitare ka folur edhe për ish-bashkëpuentoren e saj, Vjosa Osmanin që mban postin e presidentes së Kosovës.

banner

Për këtë pozitë, Kica Xhelili thotë se kompetencë e ka edhe politikën e jashtme.

Për këtë, siç deklaron ajo ”presidentja duhet të reagojë”.

E me faktin që nuk po reagon, deptuetja e LDK-së thotë se ”kjo i minon aleancat e Kosovës”.

“Unë e shoh edhe në bazë të autorizimeve kushtetuese dhe roli i saj është edhe politika e jashtme. Nëse ajo e sheh një interes kombëtar  të Kosovës çështjen e aleancave atëherë do të duhej ta kuptonte që mos reagimi i ndihmon minimit të ketyre aleancave”, ka deklaruar ajo.

Më tutje, deputetja ka folur dhe për Listën Guxo, grupacion pjesë e secilës ishte edhe ajo para se të aderonte në LDK.

Ajo deklaron se ka besuar se njerëzit e Listës Guxo besojnë në ideologjinë e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Si grupacion ne kemi përku me ideologjinë e një miqësie të përhershme me SHBA-të dhe një afërsie me BE-në e anëtarësim në NATO, sepse kjo ka qenë edhe pikëpamja e presidentit, Ibrahim Rugova”, ka deklaruar ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy