Macron shpall gjendjen e jashtëzakonshme?

by informim

Presidenti Francez Emmanuel Macron do të mbledhë kabinetin e tij për një takim të dytë të krizës brenda dy ditëve, pasi shpërthyen trazira masive në të gjithë vendin.

Takimi do të zhvillohet në një kohë kur politikanët e djathtë kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, .

banner

Gjendja e jashtëzakonshme u jep autoriteteve kompetenca të veçanta kur institucionet e vendit vlerësohen se janë “nën kërcënim”. Kjo i lejon qeverisë të vendosë shtetrrethim, të ndalojë tubimet dhe ngjarjet publike.

Shkalla e shkatërrimit në të gjithë Francën këtë mëngjes ka të ngjarë të nxisë thirrjet për një gjendje të jashtëzakonshme.

Nënkryetari i Senatit, Roger Karoutchi, ka postuar tashmë në Twitter se mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ishte një “gabim”.

Por qeveria franceze mund të jetë e kujdesshme ndaj hapit të paprecedentë. Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall nga presidenti Jacques Chirac gjatë trazirave në periferi në vitin 2005. Ajo masë u shpall për herë të parë pas 50 vitesh.

Dhjetë vjet më vonë, qeveria franceze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve terroriste në Paris në 2015. Masa zgjati dy vjet. Ditën e djeshme disa ministra të qeverisë deklaruan se nuk po shqyrtohet gjendja e jashtëzakonshme.

Nëse ky do të vazhdojë të jetë qëndrimi i tyre ndërsa protestat e dhunshme intensifikohen, mbetet për t’u parë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy